16:02 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Federer e Djokovic shkojnë në çerekfinale të “Australian Open”,

Roger Federer dhe Novak Djokovic kanë fituar të drejtën për të luajtur në çerekfinalet e “Australian Open”, një nga katër turnetë madhorë në tenisin botëror, i pari për vitin 2018.

Serbi Djokovic, i cili ka zbritur në vendin e 14-të të renditjes së përgjithshme, si pasojë e probleme fizike në vitin 2017, fitoi lehtësisht ndaj numrin 22 në botë, spanjollit Albert Ramos-Vinolas, në tre sete (6-2, 6-3, 6-3). Në çerekfinale ai do të ndeshet me koreano-jugorin Hyeon Chung, i cili bëri surprizën duke eliminuar talentin gjerman Alexander Zverev, numri 4 në renditjen ATP, me rezultatin 3-2.

Ndërkohë, Federer, fituesi në fuqi i “Australia Open”, vazhdon garën për të fituar për herë të gjashtë këtë “Grand Slam” pasi triumfoi ndaj francezit Richard Gasquet. Zviceriani, numri 2 në renditjen ATP, fitoi me rezultatin 3-0, në një ndeshje që zgjati 2 orë e 2 minuta. 6-2, 7-5 dhe 6-4 ishte rezultati i secili prej seteve, teksa në çerekfinale Federer do të vihet përballë hungarezit Marton Fucsovics, i cili u kualifikuar pas fitores 3-0 ndaj argjentinasit Nicolas Kicker. Çerekfinalet do të luhen të hënën paradite me orën tonë…