Federer jep lajmin e keq, mungon në Australian Open

Roger Federeri nuk do të marrë pjesë në “Australian Open”, që zhvillohet në Malburne në fillim të vitit 2021.
Lajmin e kanë konfirmuar organizatorët e garës përmes një komunikate për media, shkruan Indeksonline.
Ata kanë shprehur dëshirën që numri pesë i botës, do të rikthehet në këtë garë në vitin 2022, por atëherë do të jetë 41-vjeçar.
Tenisti zviceran e ka fituar gjashtë herë “Australian Open”-in. /IndeksOnline/
