75 Mall Live Search
16:25 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / Gj. Sh

Federer ka dyshime nëse do të luaj ndeshjen e fundit

Njëri nga tenistët më të njohur në këtë sport, Roger Federer, ka njoftuar para disa ditëve se do të pensionohet.

Ai ka thënë se pensionimi i tij do të vije pas turneut Laver Cup, transmeton IndeksOnline.

Por së fundi trajneri i tij i fitnesit, Pierre Paganini, ka thënë se pjesëmarrja e Federerit në këtë turne është e dyshimtë.

“Ky ndoshta do të jetë një vendim i minutës së fundit”, tha Paganini për Bilk.

“Ai është praktikuar në një nivel për të përcaktuar saktësisht nëse të luash është një ide e mirë apo jo”.

Zvicërrani pritet ti jap fund karrierës së tij pas 24 viteve aktiv në sportin e tenisit, ku gjatë kësaj kohe ka fituar 20 turne Grand Slam dhe shumë turne tjerë./IndeksOnline/