75 Mall Live Search
23:28 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Federer mposhtet nga një tenist i panjohur

Surprizë në raundin e 16 të turneut të Cincinnati ATP.

Shtatë herë kampioni, Roger Federer u eleminua në raundin e tretë të Cincinnati Masters nga numri botëror 70 Andrey Rublev. Rusi mundi kampionin zviceran (numri 3 në botë) 6-3, 6-4 dhe tani ai do të përballet me bashkatdhetarin e tij, Daniil Medvedev, për një vend në gjysmëfinale, transmeton Indeksonline.

Aventura e Roger Federer në “Western & Southern Open”, turneu i Atp World Tour Masters 1000 në vazhdim në betonin e Cincinnati, tashmë ka përfunduar.

Cincinnati Masters ishte turneu i parë i Federer pas humbjes përfundimtare të Wimbledon , pas 5 ore lojë kundër Novak Djokovic./Indeksonline/