75 Mall Live Search
09:13 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Federeri mposhtet pas 5 setave në US OPEN

Kampioni i pesëfishtë, Roger Federer është jashtë US Open pasi Grigor Dimitrov i Bullgarisë fitoi një thriller të natës vonë për të mposhtur përfundimisht maestron zviceran.

Federeri 38 vjeç, kishte fituar të shtatë takimet e tyre të mëparshme, por Dimitrov luftoi përsëri për të fituar 3-6 6-4 3-6 6-4 6-2.

Federeri, i cili kishte nevojë për trajtim për një dëmtim të shpinës në fazat e fundit, tha: “E ndjeja gjithë kohën, por isha në gjendje të luaja”.

Dimitrovi, 28 vjeç, përballet me tenistin e pestë, Daniil Medvedev në çerekfinale.

“Është e qartë se në fund ai nuk ishte në të mirën e tij. Unë shfrytëzova çdo mundësi që kisha,” tha bullgari.

Eleminimi i Federer e lë rivalin shumëvjeçar Rafael Nadal si favoritin e fortë për të ngritur trofeun, me kampionin mbrojtës Novak Djokoviç gjithashtu jashtë pasi u tërhoq i dëmtuar nga ndeshja e tij e fundit në 1/16 kundër Stan Wawrinka të dielën./Indeksonline/