Federer paralajmëron rikthimin e tij në këtë muaj

Tenisti numër njjë i botës, Roger Federer thotë se ë se është gati të rikthehet në sportin e tenisit pas një pauze shkaku i lëndimit.
Zvicra tregoi se do të rikthehet në janarin e vitit 2021, atëherë kur edhe do të jetë i shëruar plotësisht, shkruan IndeksOnline
“Shpresoj të jem në gjendje të kthehem në fushë në janar”, ka deklaruar Federer.
“Ndihem mirë, jam i shëndetshëm, të gjithë në familjen time janë të shëndetshëm”.
“Jam në humor të mirë, ndjej progres. Ndoshta jo nga dita në ditë, por nga java në javë me siguri. Është një progres i mirë. Unë kam qenë në fushë tenisi javën e kaluar, për herë të parë që nga shkurti. Është inkurajuese, unë punoj sa më shumë që mundem ose aq sa ma lejon gjuri”.