Federer po vuan nga lëndimet, e ka menduar pensionimin

Roger Federer ka menduar seriozisht pensionimin gjatë kësaj kohe.
Tenisti zviceran u përball me disa operime në gju si dhe me sfidën e koronavirusit që e bëri të mendoj të varë raketën.
Federer nuk do të mund të luaj deri në vitin 2021, atëherë kur t’i ketë mbushur plot 40 vjet.

“Ka qenë një moment i rëndësishëm për mua, me koronavirusin dhe dy operacionet e gjurit që kam pasur, për të marrë parasysh nëse vërtet kam dashur të vazhdoj karrierën time. Do të kishte qenë e lehtë për mua të thoja që do të tërhiqja tani, por rikthimi është një rrugë e gjatë dhe unë duhet të jem i durueshëm me shërimin tim. Duke folur në terma të përgjithshëm për koronavirus, mendoj se është koha për të reflektuar dhe për të gjithë ne të kujtojmë se çfarë është më e rëndësishmja në jetë: familja, miqtë, shëndeti . Më themeloret“, ka thënë Federer në një intervistë gjatë prezantimit të atleteve të reja.
Federer konsiderohet si një nga tenistët më të mirë në histori duke qenë fitues i 20 Grans Slameve dhe shumë garave të tjera. Ai aktualisht renditet në vendin e katërt në ranglistën e përgjithshëm të tenistëve. /IndeksOnline/
