13:36 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Federeri shkruan historinë, i pari njeri i gjallë, që do ta shohë veten në frangat zvicerane

Qeveria zvicerane ka vendosur që të nderojë në mënyrë të veçantë legjendën e tenisit, Roger Federer.

Ai do të bëhet njeriu i parë i gjallë në Zvicër, figura e të cilit do të gdhendet në monedhën 20- frangëshe, shkruan Indeksonline.

Federeri është tenisti më i suksesshëm në historinë e këtij sporti. Ai ka fituar 20 herë titullin Grand Slam.

“Faleminderit Zvicër. Ky është një nder dhe privilegj i madh për mua”, ka thënë Federeri.

Monedha do të vihet në qarkullim në janar të vitit 2020.

/Indeksonline/