75 Mall Live Search
19:14 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Federica Mogherini kërkon që të tërhiqet vendimi për taksën 100%

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka dënuar vendimin e Prishtinës për të rritur tarifën për produktet serbe në 100% dhe ka kërkuar që vendimi të tërhiqet.

Mogherini tha se vendimi i sotëm i Prishtinës për ngritjen e tarifave për produktet nga Serbia dhe BeH në mënyrë të qartë shkel marrëveshjen CEFTA dhe MSA.

Ajo i kërkoi qeverisë së Kosovës që menjëherë të shfuqizojë masën.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në 100 % është një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës”, thuhet në reagimin zyrtar të Mogherinit, transmeton Indeksonline.

Tutje u theksua se ky vendim përkeqëson situatën pas taksës fillestare prej 10% javën e kaluar.

“Qeveria e Kosovës duhet të revokojë menjëherë këto vendime”, përfundohet në reagim./Indeksonline/