75 Mall Live Search
16:54 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / OSH

Fedez i dedikon Chiara Ferragni urimin që do të donin të gjitha vajzat për ditëlindje

Blogerja e njohur, Chiara Ferragni feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 35-vjeçe dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga bashkëshorti i saj, këngëtari, Fedez.

Ai i ka bërë një dedikim shumë të ëmbël në Instagram, duke kujtuar një moment shumë të rëndësishëm nga jeta e tyre.

“Para 5 vitesh në Verona Arena të kërkova të martoheshe me mua dhe tani jemi këtu, të vetëdijshëm se çfarëdo që të ndodhë do të jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe asgjë nuk mund të na trembë më. Të dua”, ka shkruar Fedez përkrah disa fotografive nga ai moment.

Kujtojmë që pak javë më parë, çifti u përballën me një nga situatat më të vështira të jetës së tyre, pasi këngëtari iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor neuroendokrin në pankreas.