Fedez jep mesazhin e papritur për ish-bashkëshorten

Mbrëmja e tij në Milano nuk ishte vetëm muzikë. Nga skena e Forumit të Assago, Fedez surprizoi publikun duke lëshuar një sinjal paqeje për ish-bashkëshorten, Chiara Ferragni.

“Kanë kaluar 10 vjet nga koncerti im i parë këtu dhe 6 nga hera e fundit. Është e bukur ndjesia të kthehesh në shtëpi”, tha ai i emocionuar, përpara se të prekte një temë të ndjeshme: marrëdhënien e tij me Ferragni-n.

Në mes të performancës, pas këngës “Allucinazione collettiva” (ku ai ka rrëfyer periudha shumë të errëta, përfshirë dhe momentet pas Sanremo-s kur Ferragni e përzuri nga shtëpia pas puthjes me Rosa Chemical), reperi u ndal dhe foli për Chiara-n:
“Rrugët tona vazhdojnë, por historia nuk fshihet. Nuk do të mohojë kurrë një lidhje që na ka dhënë fëmijët tanë të mrekullueshëm. Ajo do të mbetet e pathyeshme, sepse ka lidhje të padukshme që nuk shuhen kurrë”.

Një deklaratë që askush nuk e priste, sidomos pas muajsh heshtjeje dhe polemikash publike. Ironikisht, vetëm pak ditë më parë ata të dy ishin parë përballë shkollës së fëmijëve, bashkë me partnerët e rinj, një takim që u komentua gjatë në median italiane.
Fedez ka sërish një koncert në Milano dhe mbetet për t’u parë nëse nga skena do të vijë një tjetër mesazh për Ferragni-n… apo kjo ishte e vetmja “shenjë paqeje”.