75 Mall Live Search
10:31 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / k.v

Fehmi Kupina i LDK-së i propozuari i vetëm për kryesues të asamblesë në kryeqytet

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka propozuar Fehmi Kupina për kryesues.

Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më i madh politik në asamble, ka hequr dorë nga e drejta që të propozoi emrin për kryesues.

Tani është formuar komisioni prej pesë anëtarëve dhe asamblistët do të votojnë pro ose kundër Fehmi Kupinës për kryesues të kuvendit komunal.

Pak më parë është arritur marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së për bashkëqeverisje./IndeksOnline/