75 Mall Live Search
21:48 / E Diele, 14 Shtator 2025 / F.R

Fehmi Kupina: Kaltër e bardhë përjetësisht për Prishtinën tonë

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka shprehur mbështetjen e tij për klubin e zemrës, FC Prishtina. 

Përmes një postimi në facebook, Kupina ka theksuar rëndësinë e rikthimit të lavdisë së klubit kryeqytetas dhe rindërtimit të arenës sportive që ka sjellë emocione të panumërta për qytetarët.

Në këtë ngjarje sportive, Kupina ishte i shoqëruar nga ish-kapiteni i FC Prishtina, Arben Zhjeqi, fitues i shumë trofeve, si dhe nipi i tij, Guri.

“Ne si Lidhje e Prishtinës kemi ide dhe plane të qarta për ta bërë këtë realitet”, u shpreh Kupina, duke nënvizuar përkushtimin për të ardhmen e sportit në kryeqytet./IndeksOnline/