Fehmi Kupina prezanton një transferim të fort, Liridon Restelicën!

Fehmi Kupina ka prezantuar Liridon Restelicën, një emër i mirënjohur për të gjithë Prishtinën.
“Ai ka përvojë dhe njohuri të detajuara të funksionimit të administratës publike dhe lidershipit.
Liridoni ka shërbyer në pozita ekzekutive kyçe, duke menaxhuar ekipe të mëdha dhe detyra komplekse si në ndërmarrje publike ashtu edhe në sektorin privat, të gjitha këto pozita që kërkojnë aftësi strategjike dhe lidership. Përveç përvojës institucionale, ai është edhe afarist i suksesshëm.
Komunikativ, energjik e me përvojë unike, Liridoni do të jetë aset i Kuvendit Komunal”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/
