Fehmi Kupina takohet me qytetarët e lagjeve Taukbashqe, Taslixhe dhe Velani: Është motivuse kur shohim kaq shumë qytetarë në mbështetje të rrugëtimit tonë

Kryetari i partisë Lidhja e Prishtinës, Fehmi Kupina, është takuar me shumë qytetarë të lagjeve, Taukbashqe, Taslixhe dhe Velani.
Ata dëgjuan nga afër vizionin e Lidhjes së Prishtinës, të cilin Kupina e prezantoi.
Kupina tha se ishte tejet motivuese prezenca dhe energjia e qytetarëve.
”Prezenca dhe energjia e qytetarëve ishte mbresëlënëse. Është tejet motivuse për ne kur shohim kaq shumë qytetarë në mbështetje të rrugëtimit tonë.” ka shkruar ai.