Fehmi Kupina: Zëri i qytetarëve do të dëgjohet në Kuvendin Komunal

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, së bashku me kandidatin për Kuvendin Komunal, Daris Fazliu, zhvilluan një takim të ngrohtë me banorët e Rrugës së Bledit në kryeqytet.
Kupina falënderoi familjarët dhe miqtë e Darisit për mikpritjen e jashtëzakonshme, ndërsa theksoi rëndësinë e këtij diskutimi të sinqertë me qytetarët për problemet dhe shqetësimet që i preokupojnë ata çdo ditë.
“U premëtuam se Lidhja për Prishtinën do të jetë krah i tyre në Kuvendin Komunal,” u shpreh Kupina.
Ndërsa bëri të ditur se diskutuan hapur për problemet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, ai premtoi angazhim të vazhdueshëm për zgjidhjen e tyre./IndeksOnline/