15:46 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / LB

Fehmi Kupina, zgjedhje e duhur për asamble në Prishtinë

Gara për kryetar të Prishtinës dhe për asamble komunale është ndër garat më interesante politike zhvilluar ndonjëherë në Kosovë.

Njerëz me reputacion e profesionist të shquar janë pjesë e listave zgjedhore gjë që i bën këto zgjedhje të jenë akoma më të veçanta.

Njëri ndër kandidatet më të shquar është edhe kandidati Fehmi Kupina i cili është pjesë  e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai është pjesë  e këtij subjekti që nga themelimi i saj.

Kandidatura e tij për asamble është mirëpritur kudo në komunën e Prishtinës.

Numri 23 i kësaj liste, ekonomisti Fehmi Kupina shquhet si njeri punëtor, profesional, bashkëpunues në çdo detyrë e përgjegjësi që merr përsipër.

Kupina gëzon një respekt nga të gjithë si një person me vlera të larta njerëzore.

Për vlerat të cilat ai posedon, Kupina gëzon respektin e bashkëvendësve të tij në Prishtinë.