75 Mall Live Search
09:29 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Fejohet aktorja e njohur pas 8 muajsh në lidhje!

Aktorja amerikane e njëherësh fituese e çmimit Oscar, Jennifer Lawrence është fejuar me të dashurin e saj, Cooke Maroney, vetëm pas 8 muajsh lidhje.

Ajo u pa në një restaurant në New York bashkë me Cooke ku në gisht kishte një unazë me gur gjigand.

Burime të afërta me çiftin thanë që ata kanë dal të festojnë dhe poashtu Jennifer e kishte pohuar këtë lajm edhe tek familja dhe miqtë.

Cooke, tani më i fejuari i saj mundohet të jetë sa më larg mediave ndryshe prej të gjithë ish- të dashurve të Jennifer./Indeksonline/