Fejohet Britney Spears

Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears, i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo ka kurorëzuar lidhjen me fejesë me Sam Asghari, transmeton Indeksonline.
Këtë lajm e ka publikuar vet Sam në llogarinë e tij në Instagram.
Duke treguar unazën e fejesës teksa shkëmbejnë puthje romantike, ai konfirmoi që historia e tyre të dashurisë ka nisur fazë të re./Indeksonline/