Fejohet ish-banorja e “BBVA”
Ish-banorja e “BBVA”, Jori Delli, i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me reperin Italian Fred De Palma, shkruan Indeksonline.

Në Instagram ka ndarë pamje nga ceremonia, ku shihet një vend i dekoruar bukur dhe me detaje të veçanta.

Vëmendje mori unaza me diamant, të cilën e ekspozoi me krenari para fansave.

“X SEMPRE” – “Përgjithmonë”, shkroi krahas publikimit./Indeksonline/

