10:15 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fejohet ish-i dashuri i Khloe Kardashianit

Është fejuar basketbollisti i njohur amerikan, Lamar Odomi.

Ai dhe e dashura e tij Sabrina Parri u fejuan këtë fundjavë, ndërsa lajmin e bën të ditur përmes rrjeteve sociale, shkruan Ideksonline.

40- vjeçari përmes një postimi në  Instagram ndau me adhuruesit lajmin e lumtur teksa shihej përkrah partneres së tij.

 “Jua prezantoj të fejuarën time”, ka shkruar Odomi sipër fotografisë.

Lamar Odomi dhe Sabrina Parri janë në lidhje prej katër muajsh.

Kujtojmë se Lamar Odomi ka qenë i martuar me Khloe Kardashianin, çifti u ndanë tre vjet më parë./Indeksonline/