Fejohet këngëtari i njohur, i bën propozim romantik

Nicky Jam nuk është më beqar.
Këngëtari i njohur i muzikës regaton, 38-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Nick Rivera Caminero , është fejuar me dashurinë e tij, Cydney Moreau, transmeton Indeksonline.
Të dy, të cilët u takuan në xhirimet e klipit muzikore “Atrévete” të Nicky në vitin 2019, kanë dërguar romancën e tyre në nivelin tjetër.

Bërja e fejesës edhe më romantike? Këngëtari propozoi në ditën e Shën Valentinit.
“Shën Valentini më i mirë i jetës sime. Të dua. Shpresoj të plakemi së bashku. Unë jam njeriu më i lumtur në botë, dhe askush nuk mund ta ndryshojë atë”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij.

Çifti bënë lidhjen e tyre zyrtare në Instagram në dhjetor të vitit 2019./Indeksonline/