75 Mall Live Search
09:24 / E Hënë, 29 Korrik 2024 / L K

Fejohet Lady Gaga, shumë shpejt drejt martesës

Lady Gaga është fejuar!

Këngëtarja, 38 vjeçe dhe i dashuri i saj për një kohë të gjatë, sipërmarrësi dhe investitori i teknologjisë Michael Polansky , do të martohen, i zbuloi ajo kryeministrit francez Gabriel Attal në lojërat olimpike “Parisi 2024”.

Në një TikTok të postuar nga Attali të dielën, më 28 korrik, Gaga mund të dëgjohet duke prezantuar Polansky-n si “të fejuarin e saj”.

“PEOPLE” ka kontaktuar përfaqësuesit e Gaga-s dhe Polansky-t për më tepër detaje.

Gaga dhe Polansky u lidhën për herë të parë në vitin 2020 kur u fotografuan, duke u puthur në një festë të Vitit të Ri në Las Vegas. Vetëm disa javë më vonë, ata dolën publikisht me marrëdhënien e tyre gjatë një fundjave në Miami për Super Bowl 2020.

Në atë kohë, Gaga ndau një foto në Instagram të çiftit të përqafuar në një jaht, duke shkruar: “Ne u argëtuam shumë në Miami”.

Një burim i afërt me fituesin 13 herë të çmimit Grammy tha më vonë për “PEOPLE” se çifti u karantinua së bashku gjatë fazës së hershme të pandemisë COVID-19.

Gaga ishte fejuar më parë me Christian Carino. Ata u ndanë në fillim të vitit 2019 pas dy vitesh së bashku. Në shkurt të vitit 2015, ajo u fejua me yllin e Friday Night Lights, Taylor Kinney , por dyshja e ndërprenë fejesën vitin tjetër.