23:49 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Fejohet Lea Michele (Foto)

Lea Michele është fejuar.

31-vjeçarja zbuloi përmes Twitter-it se ajo dhe i dashuri i saj Zandy Reich po martohen duke treguar edhe unazën e saj të çmuar të fejesës.

“Po”, shkroi Lea nën fotografi.

Artistja dhe i dashuri i saj e bënë publike lidhjen në korrik të vitit 2017 pasi u panë dorë për dore në New York.