75 Mall Live Search
08:53 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Fejohet Leona Lewis

Leona Lewis ka zbuluar se ajo është fejuar me të dashurin e saj Deniis Jauch, pas 8 vitesh lidhje.

Këngëtarja e hitit “The Bleeding Love”, 33, postoi në Instagramin e saj një fotografi ku shihej unaza e saj prej diamanti, duke shfaqur po ashtu edhe pamje nga pushimi romantik i tyre, në Puerto Rico.

Leona Lewis ishte fituese e “X Factor” shumë vite më parë dhe ajo mori famën për shkak të talentit të saj të madh, që bëri që ajo të pëlqehet mjaft shumë nga publiku në mbar botën jo vetëm në Britani./Indeksonline/