75 Mall Live Search
17:33 / E Premte, 12 Shtator 2025 / MSH

Fejohet Liam Hemsworth

Liam Hemsworth dhe modelja Gabriella Brooks, janë zyrtarisht të fejuar.

Brooks njoftoi lajmin në Instagram, duke ndarë një sërë fotosh, përfshirë një foto bardh e zi të saj duke përqafuar Hemsworth, teksa tregonte unazën e saj me diamant, shkruan IndeksOnline.

Çifti u lidh për herë të parë në dhjetor të vitit 2019, pasi u panë në drekë me prindërit e Hemsworthit, në Byron Bay.

Gabriella, e cila ka qenë kryesuese e fushatave për marka të njohura si Calvin Klein dhe Topshop, nisi takimet me Liamin, menjëherë pasi ai u kthye në Australi, pas ndarjes nga Miley Cyrus.