75 Mall Live Search
17:15 / E Martë, 09 Shtator 2025 / BA

Fejohet Miss Universe Albania?

Miss Universe Albania 2024, Franceska Rrustem ka ‘’trazuar’’ rrjetin mbrëmë.

Ajo ka publikuar një fotografi në instastory ku ka shtuar dyshimet se i ka dhënë fund beqarisë, shkruan IndeksOnline.

Në fotografin e postuar shihet se ajo mban një unazë në gishtin e fejesës, ku në sy bien edhe trëndafilat e kuq, që simbolizojnë dashurinë.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, pasi Françeska ende nuk ka konfirmuar asgjë, megjithatë mund të jetë edhe ndonjë bashkëpunim me ndonjë biznes për reklamimin e aksesorëve.