75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / AR

Fejohet Nicole Scherzinger

Nicole Scherzinger është fejuar me të dashurin e saj Thom Evans. Ylli i ‘Pussycat Dolls’, postoi në Instagram fotografitë e momentit kur lojtari i regbisë, bëri pyetjen gjatë një udhëtimi në shtëpinë e saj në Hawaii.

“Unë thashë po”, shkruan Nicole.

Fotot treguan momentin kur Thom u ul gju me unazën dhe momentin kur u përqafuan pasi ajo tha po. 

Nicole dhe Thom u takuan për herë të parë kur ajo ishte gjyqtare në një edicion të X Factor në vitin 2019.