75 Mall Live Search
15:30 / E Enjte, 12 Dhjetor 2024 / L K

Fejohet Selena Gomez

Aktorja dhe ylli i popit Selena Gomez është fejuar me të dashurin e saj Benny Blanco, producent, këngëtar dhe autor këngësh.

Gomez ndau lajmin e fejesës në një postim në Instagram , duke shkruar në mbishkrim, “përgjithmonë fillon tani..”

32-vjeçarja postoi katër foto, duke përfshirë një duke treguar një unazë fejese.

Fejesa e çiftit vjen tre ditë pasi u publikua lajmi se Gomez ishte nominuar jo vetëm për një, por dy për Golden Globes 2025 ./Indeksonline/