Fejza: Lista Serbe mund të kthehet në komunat në veri, por vetëm sipas ligjeve të Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arejta Fejza, ka theksuar se sovraniteti i Kosovës duhet të respektohet në të gjithë territorin dhe se veprimet e Qeverisë në veri janë në përputhje me ligjet e vendit.
Ajo ka shtuar se Lista Serbe mund të rikthehet në komunat veriore, por vetëm në përputhje me ligjet në fuqi dhe jo me dhunë.
“Nëse pajtohemi që sovraniteti duhet të shtrihet edhe në veri të vendit nëse po atëherë veprimet të cilat janë ndërmarrë nga institucionet e Kosovës nga qeveria, nga institucionet e sigurisë, janë në përputhej me ligjet në Republikën e Kosovë janë madje edhe obligime që i kanë si institucione për ruajtjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës”, ka deklaruar Fejza në Debat Plus.
“Lista Serbe mund të kthehet në komuna në veri të vendit, po mund të kthehet por sipas ligjeve që janë në fuqi në Kosovë, ju e dini ata kanë dashur të kthehen dhe me dhunë. Në situatën që tani Lista Serbe mund të kthehet ajo do të kthehet sipas ligjeve”, ka deklaruar tutje ajo./Indeksonline/