Fejza (LVV): Është për keqardhje që një grua nuk u votua për kryetare të Kuvendit

Deputetja e LVV-së Arjeta Fejza ka folur para mediave lidhur me mos-votimin e Albulena Haxhiut si kandidate për kryetare të Kuvendit.
“Është për keqardhje që një grua nuk u votua për Kryetare të Kuvendit. Shpresoj që ky qëndrim të përmirësohet në votimin e radhës”, ka deklaruar deputetja e VV-së.
Albulena Haxhiu nuk arriti të merrte vota të mjaftueshme si kandidate.
Për të votuan vetëm 57 deputetë./IndeksOnline/