75 Mall Live Search
16:38 / E Enjte, 18 Maj 2023 / A. M.

Fejzullah Rexhepi propozohet për dekretim te Osmani që të jetë në krye të Supremes

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur se kë do ta propozojë që të jetë në krye të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Nga mbledhja në fjalë u vendos që Fejzullah Rexhepi të propozohet te presidentja Vjosa Osmani për dekretim që të jetë i pari Supremes.

Rexhepi ishte në garë me Mejrme Memaj, ai i mori shtatë vota, kurse kundërkandidatja e tij i mori tri vota.