21:44 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Fekir udhëton në Spanjë, gati transferimi te skuadra e La Ligës

Nabil Fekirit i është dhënë leja për të udhëtuar në Spanjë për të finalizuar marrëveshjen me skuadrën e re.

Sulmuesi francez do të bashkohet me Real Betis në La Liga, shkruan Indeksonline.

Sipas mediave spanjolle, Lyon dhe Betis kanë arritur marrëveshje dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizmi.

Në 48 orët e ardhshme skuadrat pritet të zyrtarizojnë marrëveshjen.

Fekir është prodhim i akademisë së Lyonit derisa me skuadrën e parë ka debutuar në vitin 2013. /IndeksOnline/