10:21 / E Martë, 16 Prill 2024 / L K

Felipe Anderson njofton largimin nga Lazio, befason me skuadrën e re

Felipe Anderson ka njoftuar largimin nga Lazio në fund të këtij sezoni.

Mesfushori brazilian e bëri publik këtë vendim përmes rrjeteve sociale, ku shkruan se duke qenë se nuk arritën një marrëveshje për rinovimin e kontratës, atëherë ai ka vendosur që të ndjekë një rrugë tjetër.

“Në respekt për Lazion dhe të gjithë njerëzit e tij që më kanë mbështetur gjithmonë, ju informoj se nuk kam arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin dhe për këtë arsye do të ndjek një rrugë tjetër sezonin e ardhshëm. Gjithmonë kam treguar me fakte për profesionalizmin tim dhe përkushtimin tim ndaj Lazios, ndaj ju siguroj se do të vazhdoj të përkushtohem deri në ditën e fundit të kontratës sime për të nderuar këtë fanellë”-shkruan Anderson.

Felipe Anderson do t’u thotë lamtumirë tifozëve të Lazio-s pas gjithsej tetë sezonesh, në dy periudha të ndryshme, nga viti 2013 në 2018 dhe nga 2021 deri më sot.

Lojtari ka arritur marrëveshje me Palmeiras në Brazil duke refuzuar ofertën e Juventusit.