11:16 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Felipe Luis humbet sezonin dhe Botërorin!

Lajm i keq nga infermieria e Atleticos së Madridit për gjendjen fizike të mbrojtësit brazilian, Felipe Luis, i cili u largua i dëmtuar nga fusha në sfidën e kthimit me Lokomotivën e Moskës në Europa League, pasi mori një goditje nga Eder.

Pas kthimit nga Moska, braziliani u është nënshtruar provave radiologjike në Madrid për të ditur shkallën e dëmtimit. Nga ekzaminimet mjekësore mësohet se 32-vjeçari ka frakturë të fibulës së këmbës së majtë e për rrjedhojë humbet pjesën e mbetur të sezonit me Atleticon, por me te gjitha gjasat edhe Botërorin “Rusi 2018” dhe përgatitijet parasezonale.