75 Mall Live Search
19:19 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / AR

Felix larg Atl Madrid, Arsenali shfaq interes

Sipas raportimeve nga El Chiringuito, Arsenali mund të marrë Joao Felix.

Sulmuesi portugez 22-vjeçar u transferua te Atletico Madrid në vitin 2019 për 120 milionë euro, por paraqitjet e këtyre dy sezoneve nuk i justifikuan shpenzimet.

Për shkak të skadimit të kontratës në vitin 2026, lojtari mund të sakrifikohet nga Simeone, duke marrë parasysh rolin e tij në ekip.

Për të deri më tani 17 paraqitje në ligë por vetëm 7 si titullar.