Fellaini kompleton transferimin te liga e “dështuar”
Marouane Fellaini po udhëton drejt Kinës për të përfunduar transferimin në ditën e fundit të merkatos.
Mesfushori belg ka rënë dakord me një kontratë prej 365,000 funte në javë me Shandong Luneng, shkruan Indeksonline.
Fellaini ka postuar një fotografi së bashku me vëllain Mansour dhe miqtë në aeroportin e Brukselit.
31 vjeçari u transferua në Manchester në vitin 2013 nga Evertoni dhe që atëherë ka zhvilluar 119 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola. /IndeksOnline/
