Fellaini ndihmon me 3 milionë euro skuadrën ku luan edhe futbollisti i Kosovës

Futbollisti belg, Marouane Fellaini ka vendosur të ndihmojë klubin e tij mëmë, Standard Liege me tre milionë euro.
Kjo për shkak të krizës financiare që ka kapluar klubin belg pas ndaljes së futbollit shkaku i pandemisë COVID-19.
Fellaini aktualisht luan te Shandong Luneng në Kinë, dhe ka përfitime mjaft të mëdha financiare te kjo skuadër.
Ndryshe, Federata e Futbollit të Belgjikës ka bërë me dije se e ka anuluar këtë edicion shkaku i pandemisë.
Kurse, Standard Lieges së fundmi i është refuzuar licensa profesionale shkaku i problemeve financiare.
Shkaku i kësaj, kampioni i dhjetëfishtë belg mund të bjerë në ligat amatore belge. Ndërsa pjesë e Standard është edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda.