75 Mall Live Search
14:15 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Fellaini shënon golin e fitores në debutim te skuadra kineze

Marouane Fellaini ka marrë jetë në Superligën kineze si një peshk në ujë, pasiqë ish-mesfushori i Manchester United ka shënuar golin e fitores në debutim te skuadra e tij e re, Shandong Luneng Taishan F.C.

Edhe pse nën menaxhimin e Jose Mourinhos, Fellaini ishte një nga zgjedhjet në formacion, ndryshe mendoi trajneri aktual Solskajer, i cili vendosi mos ta mbajë atë në skuadër.

Ashtu si shumë lojtarë tjerë evropian kohëve të fundit edhe Fellaini vendosi të shkojë në Superligën kineze duke nënshkruar për Shandong Luneng Taishan.

Në debutimin e tij këtë të premte, ai shënoi në debutim në fitoren ndaj Beijing Renhe. /IndeksOnline/