08:32 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Fëmija 12 vjeç vret shoqen 9 vjeçe… në fillim e përdhunoi

Në moshën 12-vjeçare rrëfen se ka përdhunuar dhe vrarë një vajzë vetëm 9 vjeçe.

Vogëlushja Raíssa Caparelli, një vajzë braziliane që vuante nga autizmi, u gjet e pajetë në një pyll në afërsi të shtëpisë së saj, me shenja të qarta abuzimi seksual dhe mbytjeje.

Vogëlushja ishte zhdukur të dielën që ramë pas në një event bamirësie ku kishte marrë pjesë bashkë me familjen në Unified Educational Center (CEU) të Anhanguera, në periferi të San Paolo.

Raissa ishte lidhur pas një peme dhe aty u gjet disa ditë pas zhdukjes së saj.

Nga hetimet e policisë rezulton se vajza ishte joshur, më tej ishte izoluar, lidhur përdhunuar dhe më tej është vrarë duke u mbytur.

Një krim i cili tronditi gjithë komunitetin dhe që u bë edhe më i rëndë pasi u zbulua identiteti i autorit.. Bëhet fjalë për një fëmijë vetëm, 12 vjeç, i cili ishte filmuar nga kamerat e sigurisë teksa duke mbajtur për dore Raissa drejtoheshin për nga pylli.