Fëmija 4 vjeç bie nga kati i dytë i banesës në Korçë, pëson dëmtime në kokë dhe në trup
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, ku një fëmijë i gjinisë mashkull është rrëzuar aksidentalisht duke marrë dëmtime në trup dhe në kokë.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri ndodhet në reanimacionin e pediatrisë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmë mjekësore.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, fëmija do të niset drejt Tiranës për mjekim të specializuar, raporton tch.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

