75 Mall Live Search
17:35 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / OSH

Fëmija i parë afgan në Shqipëri quhet Albi

Ka lindur fëmija i parë afganë në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se prindërit afganë e kanë emëruar fëmijën e tyre me emrin Albi, transmeton Indeksonline.

“Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi***ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, dëshmi emocionuese e vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira”, ka shkruar Edi Rama në postimin e tij.

Me mijëra afganë janë të vendosur në Shqipëri pasi janë larguar nga vendlindja e tyre për shkak të regjimit taleban që erdhi në krye.

Po ashtu edhe në Kosovë qindra afganë janë të strehuar./Indeksonline/