75 Mall Live Search
18:54 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Fëmija i pranishëm në stërvitjen e Kosovës ka një mesazh për Edon Zhegrovën

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot stërvitjen e parë para ndeshjes me Çekinë.

14 futbollistë kanë qenë pjesë e kësaj stërvitje, ndërsa ata të cilët kanë zhvilluar ndeshje të dielën kanë pushuar.

Në stadium pati të pranishëm edhe tifozë dhe familjarë të futbollistëve.

Një fëmijë kishte marrë me vete një parullë interesante me foton e Edon Zhegrovës ku shkruhej: “Pamja më e mirë vjen pas ngjitjes më të vështirë”.

Zhegrova është futbollist i Baselit dhe ende po lufton që të siguroj vendin e titullarit në formacionin e ekipit zviceran. /Indeksonline/