10:15 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fëmija i Princit Harry dhe Dukeshës Markle mund të bëhet president i Amerikës në të ardhmen

Princi Harry dhe Dukesha Markle kanë një vendim interesant për të marrë, nuk bëhet fjalë për emrin e fëmijës së tyre.

Ata duhet të vendosin se nëse fëmija i tyre i parë të bëhet president i Amerikës në të ardhmen. Kjo pasi që çifti po mendon që ta bëjnë qytetarë të natyralizuar të Amerikës, transmeton Indeksonline.

Por ta bësh fëmijën qytetarë të Amerikës nuk është e lehtë. Fillimisht fëmija duhet të lind atje dhe të jetoj ca kohë. Por deri në moshën 18 vjeçare ka kohë që ta marrin nënshtetësinë amerikane.

Të kujtojmë që fëmija i parë i ­çiftit mbretëror do të jetë i shtati në radhë për fronin mbretëror por do të ishte interesante ta shohim një anëtarë të familjes mbretëror të kandidoj për president të shtetit më të fuqishëm në botë./Indeksonline/