Fëmija mbetet i bllokuar në veturë, familjarët detyrohen ta thyejnë xhamin!
Një fëmijë disa muajsh ka mbetur i mbyllur në veturë. Rasti ka ndodhur sot, në Prishtinë te rruga C, transmeton Indeksonline.
Siç shihet në këto pamje të siguruara nga Indeksonline, fëmija ka mbetur i kyçur brenda veturës.
Familjarët tentojnë të hapin derën e përparme të veturës, por, pasi nuk arrijnë të hapin për ta nxjerr fëmijën, ata detyrohen ta thyejnë me mjet të fortë xhamin.
Tek pas këtij veprimi, ata arrijnë të hapin derën e kyçur, ku fëmija kishte mbetur i mbyllur.
Për më shumë, shikoni pamjet nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/