75 Mall Live Search
19:05 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Fëmija që të gjithë e adhuronim mbush 40 vjet

Pothuajse çdo fundvit afër festave e shohim në ekran aktorin Macaulay Culkin dhe filmat e tij të viteve të 90-ta.

Sot ylli i filmave për fëmijë ka mbushur 40- vjet, këtë e ka treguar vetë aktori përmes një shkrimi në Twitter duke thënë “Hej djema, dëshironi të ndiheni i vjetër? Unë sot jam 40- vjeç”, shkruan Indeksonline.

Filmat “I vetëm në shtëpi”, “I vetëm në shtëpi 2” dhe “I humbur në New York” janë tre super filmat që çdo fëmijë i preferon dhe argëtohet duke i parë.

Vlen të theksohet se aktori kohë më parë ka qenë nën ndikimin e drogës, ndërsa prej kohësh nuk e shohim aktiv në aktrim. /Indeksonline/