22:01 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Fëmija që vdiq nga goditja e autobusit, është bashkëvendase e Bahtirit

Indeksonline ka raportuar për vdekjen e një fëmijë në Mitrovicë, e cila është goditur nga një autobus rreth orës 12:30.

Kryetari Agim Bahtiri thotë së vogëlushja është nga familja Sahiti e Gushavcit të Mitrovicës, prej nga vjen edhe kryetari.

Ai përmes një postimi ka ngushëlluar familjen Sahiti.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora njoftimin se vajza e një bashkëvendësi tim, sot ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit nga autobusi.

Ngushllimet më të sinqerta familjes Sahiti nga Gushavci, Allahu u dhashtë forcë ta kaloni këtë dhimbje.

Lutem që Allahu ta shpërblej me xhenet vogëlushen O. Sahiti.