16:34 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fëmija vdes nga gripi, pasi nuk mori vaksinën që duhej

Një fëmijë ka vdekur nga gripi pasi nuk i është dhënë vaksinimi kundër gripit.

Fëmija, të cilit nuk iu është bërë i ditur identiteti thuhet të ketë qenë i shëndetshëm para se ta kapte virusi në shtator.

Departamenti i Shëndetësisë në Florida ka bërë të ditur se kjo ishte vdekja e parë e një fëmijë në shtet nga sezoni i gripit 2018-19, transmeton Indeksonline.

Një zyrtar i departamentit të shëndetësisë ka shtuar poashtu se vaksinat janë rekomanduar për fëmijët mbi gjashtë muaj.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sezoni i fundit i gripit më me shumë të vdekur ishte para 40 vjetëve, ku rreth 80 mijë amerikanë vdiqën duke përfshirë 180 fëmijë.

Sipas ABC, shumica e tyre nuk kishin pasur vaksina./Indeksonline/