17:36 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Fëmijë e prindërve të divorcuar që jetojnë me njerk/ë,kanë probleme të shëndetit mendor

Fëmijët e prindërve të divorcuar që jetojnë vetëm me nënën, ose me babanë mund të përballen me probleme më të mëdha të shëndeti mendor.

Një studim i ri tregon se adoleshentët e tillë janë më të trazuar se ata që ndajnë kohën e tyre me dy prindërit.

Sipas një studimi ata raportojnë më shumë simptoma të problemeve të shëndetit mendor, të tilla si depresioni dhe pandershmëria, ose ngacmohen në shkollë, transmeton Indeksonline.

Përveç ndarjes, këta fëmijë përballen edhe me stresin e një “strukture të re familjare”, kanë thënë studiuesit norvegjezë.

Hulumtimi u bazua tek 7 mijë e 700 adoleshentë ku u përfshinë ata që jetonin me të dy prindërit, ata që jetonin me vetëm njëri prind për shkak të divorcit apo edhe ata fëmijë që jetonin me nënë ose babanë dhe me të dashurin/en e tyre.

Rezultatet treguan se fëmijët që jetonin me një njerk kishin shëndet më të keq mendor, edhe pse dallimi në mes kësaj dhe të jetuarit me vetëm një prind nuk kishte dallim të madh./Indeksonline/