Fëmijë për çdo lavdatë, i gjejnë 100 euro – i dorëzojnë në Polici

Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar se dy fëmijë, Adni dhe Diell Pruthi kanë bërë një gjest për t’u lavdëruar.
Të dy fëmijët duke u kthyer nga shkolla “Naim Frashëri ” kanë gjetur 100 euro në rrugë dhe i kanë dorëzuar në Polici.
Paratë janë gjetur në rrugën “Ali Pashë Tepelena” perballë pasticerisë “Agusholli”.
“Përshëndetje
Sot Adni Pruthi dhe Diell Pruthi duke u kthyer nga SHFMU “Naim Frashëri “- Prishtinë- ne rrugën Ali Pashë Tepelena perballë pasticeris Agusholli kanë gjetur 2 banknota nga 50€, total vlera 100€.
Paratë i kemi dorëzuar ne stacionin e Policisë -Qendër.
Personit te cilit i kanë humbur paratë mund te paraqitet në stacionin Policor-Qendër”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/